Kryeministri Kurti

Kryeministri Kurti, sulmon krerët e sindikatave të Kosovës edhe në foltoren e Kuvendit, pasi nuk po mund t’i ndërrojë

Kryeministri, Albin Kurti,  ka vazhduar sulmin kundër krerëve të  sindikatave të Kosovës edhe nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, pasi është bindur se ata nuk mund t i ndërrojë nga postet e tyre. Derisa deputetja e PDK-së Eliza Hoxha kërkoi nga qeveria të përkrahen sindikalistët, Kurti tha se ka sindikalistë që në fushatë zgjedhore kanë bërë memorandum bashkëpunim me PAN-in. Si subjekt socialdemokrat kemi qene afër sindikatave, por as dikur as sot krerët e sidnikatave nuk kane qënë te njejtë. Në njërën anë kemi pas sindikalistë të cilët përgjatë procesit të privatizimit janë rrahur brutalisht. Në njërën anë kemi pasur sindikalistë që i kanë mbrojt ndërmarrjet, vendet e punës, i kanë mbrojt punëtorët dhe për atë gjë janë rrahur nga grupe të caktuara që kanë qenë në anën e privatizimit të egër dhe abuziv, këto po që janë elemente fashiste sepse rrahja e sindikalistëve është dukuri fashiste që nuk ka ndodh vec te na. Në anën tjetër kemi sindikalistë të cilët në fillim të qershorit të vitit 2017 midis fushatës zgjedhore patën bërë memorandum bashkëpunimi me PAN-in”, tha Kurti në Kuvend, dhe për këtë pretendon të hakmerret.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …