Eliza Hoxha

PDK-ja ka adresuar akuza kundër kryeministrit, Kurti, lidhur me sulmet që ai po iu bën sindikatave të pavarura

Partia Demokratike e Kosovës ka adresuar akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti se po bënë luftë gjahu me sindikatat e pavarura. Në seancën plenare, deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha tha se paaftësia e Qeverisë Kurti për t’i dal në ballë premtimeve që vet i kanë bërë ndaj sindikatave, po i konvertojnë në shantazh dhe kërcënim direkt ndaj tyre. “Kryeministri i ka pasur farsa premtimet e tij për mbështetjen e sindikatave. Sot, kryeministri Kurti nuk po i pret më në takime, as për dialog. Ai po i shantazhon e kërcënon sindikatat”, ka thënë, deputetja e PDK-së,  Eliza Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku akuzon Kurtin për shkelje kushtetuese dhe politike

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti …