Kryeministri Mustafa bëri homazhe në Prekaz por nuk vizitoi kullën e Jasharëve

Kryeministri Mustafa bëri homazhe në Prekaz por nuk vizitoi kullën e Jasharëve

Kryeministri, Isa Mustafa, me anëtarë të kabinetit të  tij qeveritar, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, në nderim të “Epopesë së UÇK-së”. Ne vlerësojmë se vepra heroike e komandantit legjendar Ademit, Shabanit, Hamzës dhe e tërë familjes Jashari, janë vepra që kapërcejnë kornizat e historive  të flijimit për lirinë e vendit dhe për “mbrojtjen e pragut të shtëpisë”. Është vepër që meriton respekt të veçantë për të gjithëve ne dhe para se cilës të gjithë përkulemi, tha Mustafa. Pas homazheve kryeministri i Kosovës nuk e ka vizituar kullën e Jasharëve.

Kontrolloni gjithashtu

Numërohen 65 për qind të votave, këta janë 10 më të votuarit nga PDK-ja, LDK-ja LV-ja dhe AAK-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 65.01 për qind të numërimit të kandidatëve për deputetë. …