leoni

Kryeministri Mustafa: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Kryeministri Mustafa: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar gjatw ditës se diele Aeroportin e Gjakovës, me ç’rast ka shprehur përkushtimin e qeverisë për funksionalizimin e këtij aeroporti i cili aktualisht ka një vlerë mbi 10 milionë euro. Pas këtij takimi Mustafa, ka bërë të ditur se shumë shpejt, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, të Transportit, të Financave dhe të FSK-së, do të vizitojnë këtë Aeroport dhe do të shqyrtojnë mundësitë se si të veprohet në vazhdim. “Do të zgjidhet edhe çështja e pronave, por para së gjithash çështja e përdorimit dhe shfrytëzimit ekonomik të këtij aeroporti. Aeroporti është në vend të mrekullueshëm dhe shumë të përshtatshëm. Është një aset për të cilin ka nevojë Kosova që të shfrytëzohet ose për udhëtarë, për mallra, ose si shkollë e pilotimit ose për FSK-në apo Ushtrinë e ardhshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa. Nga ana e saj, kryeshefja ekzekutive e Aeroportit të Gjakovës, Vlora Gojani, duke falënderuar kryeministrin për vizitën, e ka njoftuar atë për aktivitetet dhe për të gjithë punën që është kryer në Aeroportin e Gjakovës. “Mirëpo, njëherësh i ndamë edhe të gjitha sfidat dhe problemet me të cilat jemi ballafaquar gjatë vitit. Shpresojmë se do të përfitojmë të dy anët nga ky takim. Aeroporti i Gjakovës është aset nacional, është aset shtetëror dhe jemi drejt funksionalizimit të këtij Aeroporti”, tha Gojani.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …