Brickos

Është promovuar filmi dokumentar “Për ty Atdhe”, kushtuar dëshmorit parë të demonstratave të vitit 1981 Naser Hajrizi

Është promovuar filmi dokumentar “Për ty Atdhe”, kushtuar dëshmorit të parë të demonstratave të vitit 1981 Naser Hajrizi

Është shënuar përvjetori i 36-të i rënies së dy dëshmorëve të parë të demonstratave të vitit 1981, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. Në kinemanë ABC është promovuar filmi dokumentar “Për ty Atdhe”, kushtuar dëshmorit Naser Hajrizi. Në një fjalë rasti, Jashar Alija, ish veprimtar politik tha se më 2 prill 1981, ai ra në ballë të demonstratave me flamur në dorë në qendër të Prishtinës. “Naser Hajrizi që në rininë e hershme hyri në lëvizjen kombëtare të kohës. Kur të rinjtë përkushtohen për një ideal të madh, siç është ai i çlirimit kombëtar burrërohen më shpejtë, formojnë personalitetin e tyre kombëtar më shpejtë dhe bëhen më të pjekur. Naseri me virtytet e larta si guximi, besnikëria, vullneti për dije dhe vendosshmëri po bëhej një veprimtar premtues i së ardhmes së Lëvizjes Kombëtare të Kosovës për të cilën kishte aq shumë nevojë lufta në vijim”, tha ai. Dokumentari dokumentar “Për ty Atdhe” është punuar nga Agim Sylejmani nën regjinë e regjisorit Fitim Shala. Ai është shfaqur sot në sallën e mbushur plot të kinemasë ABC në Prishtinë. Pjesë e dokumentarit pos familjarëve, profesorëve, shokëve e shoqeve të dëshmorëve janë edhe historianët Jakup Krasniqi e Rexhep Qosja.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …