Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa takohet me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta

Edhe pse veteranëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dje iu nda buxheti për pensionet e muajit shtator, Qeveria po i analizon mundësitë për gjetjen e një zgjidhje për tre mujorin e ardhshëm, duke e lënë të hapur mundësinë për ndërprerjen e  pensioneve në një kohë të caktuar. Kjo ndodhi pasi përfaqësuesit e veteranëve  i kanë tërhequr vërejtjen qeverisë, duke u kërkuar përgjegjësi dhe respektim të ligjeve. Situata e acaruar ka bërë që sot të mbahet  takimi urgjent mes kryeministrit, Isa Mustafa dhe përfaqësuesve të veteranëve. Kosova Press mëson se në këto momente përfaqësuesit e veteranëve janë në zyrën e kryeministrit dhe janë duke biseduar për çështjen e pensioneve, përfshirë edhe procesin e listave për të cilat janë ngritur dyshime të mëdha.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …