Blerand Stavileci: Opozitarizmi i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë model i një politikëbërjeje të re

Blerand Stavileci: Projektligji parasheh që pasi të bëhet shoqëri aksionare, Trepçës t’i ndryshohet statusi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka prezantuar para anëtarëve të Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, projektligjin për Trepçën. Ai tha se në këtë projektligj parashihet që Trepça pasi të bëhet shoqëri aksionare t’i ndryshohet statusi. Nga statusi i ri, Qeveria e Kosovës do të ketë 80 për qind të pronësisë së saj dhe 20 % të punëtorëve, ka thënë Stavileci. Mirëpo Sasha Milosavljeviç, nga Lista serbe, ka deklaruar  se  do ta kundërshtojë këtë ligj dhe nuk do ta votojë. Lista serbe nuk ka marrë pjesë fare në hartim të këtij projektligji. Nga ana tjetër, Rrustem Berisha, anëtar i Komisionit tha se AAK-ja,  në parim e përkrah ligjin, edhe pse i ka disa vërejtje, të cilat do të  paraqiten  në dëgjimet e ardhshme publike.   Visar Ymeri, nga Lëvizja Vetëvendosje, ka paraqitur shumë vërejtje në lidhje me këtë  projektligj,  ndërkohë që ka saktësuar se Kuvendi nuk ka kurrfarë roli në Trepçë. Ai sqaroi  se Qeveria nuk ka nxjerrë një strategji për Trepçën para se të sjell projektligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …