Kryeministri Rama

Kryeministri Rama thotë se rekomandimi pozitiv i KE-së konfirmoi se Shqipëria i ka bërë me sukses detyrat e shtëpisë

Pak minuta pasi Komisioni Evropian ka rekomanduar hapjen e negociatave në mes të Shqipërisë dhe BE, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama. Ai ka thënë se me këtë rekomandim, konfirmohet se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. “Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15: 00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE-së”, ka shkruar Rama.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …