Arbër Vllahiu

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka emëruar Arbër Vllahiun zëdhënës të Qeverisë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka emëruar Arbër Vllahiun zëdhënës të Qeverisë. Duke folur për cilësitë e tij, kryeministri, Ramush Haradinaj tha në mes tjerash se Arbër Vllahiu është një nga emblemat e BBC-së dhe njohës shumë të mirë të temave politike. Ish-gazetari dhe njëherësh ish-këshilltari i  ish-presidentes Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu është njëkohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …