Gëzim Kelmendi

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi kërkon shkarkimin e ministrit Rikalo ose rrëzimin e Qeverisë

Kryetari i Partisë FJALA, Gëzim  Kelmendi, kërkon që ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo të shkarkohet  menjëherë, sepse mbi të po rëndojnë akuza për torturim të shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. Për krimet e tij po dëshmojnë dhjetëra qytetarë të Kosovës. Nëse këto dëshmi nuk merren për bazë, atëherë çka duhet që një përson të shpallet fajtor Rasti Rikalo është “test” edhe për qeverinë por edhe për opozitën. Si qeveria ashtu edhe opozita duhet të tregojnë se më e rëndësishme është jeta dhe dinjiteti i qytetarëve të Kosovës, se sa karrika dhe pushteti i tyre.

Nëse Nenad Rikalo vazhdon të mbetet ministër në këtë qeveri, atëherë edhe kjo qeveri mbanë përgjegjësi për krimet që ky ministër i ka bërë në kohën e Millosheviqit.

Kryeministër Haradinaj,

Koalicioni PAN-AKR,

Vetëvendosje dhe LDK, dëshmoni se e doni popullin dhe Kosovën më shumë se xhepat e juaj.

Ju opozitë VV dhe LDK, nëse nuk shkakrkohet ministri, shkarkojeni qeverinë.

Kurë ma lehtë se sot nuk e keni ta rrëzoni qeverinë. Kjo qeveri nuk i ka të sigurta 61 vota.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …