Edi Rama:

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ndodhet në Turqi ku pritet ta finalizojë marrëveshjen me distributorin turk për vaksinat

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi për të përfunduar marrëveshjen me distributorin turk për marrjen e vaksinave kineze anti-Covid. Me anë të një postimi, Rama shkruan se se do ia dalin në këtë betejë me pandeminë dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër. Në këtë postim ai thumbon edhe opozitën duke thënë se në qoftë se nuk ia del qeveria, askush tjetër nuk ia del dot. “Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot”!- shkruan Rama.

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …