Kryeministrin e Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e kanë sulmuar në një diskotekë, në qytetin e Budvës

Kryeministrin e  Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, e kanë sulmuar në një diskotekë në qytetin e Budvës. Sulmi  kundër Abazoviqit ka ndodhur në diskotekën,  Top Hill, e cila ndodhet në majë të Toplishit në Budvë. Në fillim njëri  nga vizitorët kishte bërë përpjekej të  afrohej dhe ta sulmonte. duke e sharë dhe duke e fyer, mirëpo sigurimi i kryeministrit ka reaguar me shpejtësi. Më pas ka reaguar edhe turma, por policia  ka hodhur gaz lotsjellës dhe Abazoviqi ishte larguar Sipas informacioneve paraprake, ai është mirë dhe nuk ka marrë lëndime. Hetimet po i kryen nga policia lokale, e cila po merr të gjitha masat për identifikimin dhe ndjekjen penale të pjesëmarrësve në sulm.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …