Kërkohet që punonjësit e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës të mos futen si kategori në Projektligjin për Pagat

Kryeminstri Haradinaj dhe kryetari Thaçi me kundërkadidatë për postin e drejtorit të AKI-së

Pas largimit të Drejtorit të AKI-së, Driton Gashi, kryeministri, Ramush Haradinaj i ka dërguar kryetarit, Hashim Thaçi emrin e ri për pozitën e drejtorit të AKI-së. Ai ka përzgjedhur Latif Merovcin, por duket se kryetari Thaçi ka refuzuar që Merovci të jetë në krye të kësaj detyre. Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic”, burime të afërta me presidencën. Përpos Merovcit, Haradinaj kishte propozuar edhe Shkëlzen Sopjanin për shef të inteligjencës. Jo zyrtarisht thuhet se kryetari  i vendit tashmë ka emrin e ri të Drejtorit të AKI-së dhe, prandaj, e ka refuzuar kandidatin e propozuar nga kryeministri, Haradinaj. Thaçi ka kërkuar shkarkimin të Merovcit edhe të kryeinpsektorit, Shkelzen Sopjani nga AKI, pas skandaleve të fundit, ku me kërkesë të kryeministrit Haradinaj ka shkarkura drejtorin e AKI-së, Driton Gashi, të cilin e kishte emëruar kryetari, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …