Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Pa luftën e drejtë të UÇK-së, Kosova nuk do të bëhej vend i lirë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Pa luftën e drejtë të UÇK-së, Kosova nuk do të bëhej vend i lirë

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, e cila është edhe dita e rënies së heroit Agim Ramadani, të organizuar në kuadër të manifestimit “Ditët e Shqipes”. Kreu i shtetit ka thënë se dy ditë më parë, me nderimet më të larta institucionale u shënua përvjetori i 19-të i njërës nga betejat më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, asaj të Koshares. Ai tha se thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm për mobilizim iu përgjigjen të gjitha kategoritë sociale, vullnetarë të shumtë, të rinj e të reja, burra e gra, ish-oficerë e atdhetarë që kishin pritur me padurim momentin për të kontribuar për lirinë e vendit tonë.

I pari i vendit theksoi se shembulli i komandantit legjendar Adem Jashari ishte përcjellë nga komandantët Fehmi Lladrovci, Mujë Krasniqi, Ilaz Kodra, Shkëlzen Haradinaj, Agim Bajrami, derisa ky shembull u pasua pastaj edhe nga komandantët e betejës së Koshares, nga Agim Ramadani, Sali Çekaj dhe Xhemajl Fetahu. Thaçi ka thënë se Epopeja e UÇK-së në Prekaz, Epopeja e Dukagjinit në Gllogjan, betejat në Zonat Operative të Drenicës, Llapit, Pashtrikut, Nerodimes, Shalës dhe Karadakut janë tërësia e qëndresës dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një dhe e vetme.

Ai theksoi se pa luftën e drejtë të UÇK-së, pa sakrificën e dëshmorëve të lirisë, pa përkrahjen dhe rezistencën gjithë qytetare, pa mbështetjen e botës demokratike, Kosova nuk do të bëhej vend i lirë. Thaçi theksoi se qytetarët tanë, institucionet dhe shteti i Kosovës, pas realizimit të objektivit themelor – çlirimit, pas shpalljes së pavarësisë, tash kanë synimin e tretë madhor, integrimet euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Nuk ka ditë në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos gjendet në terren trojka qeveritare: Vjosa Albini, Glauku

Nuk ka ditë që kalon në shenj përkujtimi për dëshmorët e heronjtë dhe të mos …