Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurisë Bërthamore, Beqir Mezelxhiu: Në Kosovë nuk ka mbetje të uraniumit të varfëruar

Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen nga Rrezatimi dhe Sigurisë Bërthamore, Beqir Mezelxhiu: Në Kosovë nuk ka mbetje të uraniumit të varfëruar

Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore ka bërë analiza të vazhdueshme të ujit dhe të dheut në të gjitha rajonet e Kosovës, dhe sipas rezultateve, asnjë mostër nuk ka rezultuar se në Kosovë ka mbetje të uraniumit të varfëruar. Kështu ka deklaruar Beqir Mezelxhiu, kryeshef i kësaj agjencie. Ai për RTK tha se pas luftës, territori i Kosovës është pastruar nga NATO nga mbetjet radioaktive. Madje Mezelxhiu përmendi rastin kur janë gjetur elemente nga Çernobili, por jo edhe uranium i varfëruar nga bombardimet e NATO-s dhe të Serbisë. Po ashtu ai tha se në qershor të këtij viti Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore i ka marrë të gjitha mostrat e ujit, në gjithë vendit, dhe i ka dërguar në Bruksel për analiza radioaktive, ndërsa në qershor priten rezultatet konkrete. Ai tha se pas luftës, territori i Kosova është pastruar nga forcat e NATO-s nga mbetjet radioaktive dhe rezultatet e vazhdueshme që janë bërë në vijimësi, sipas Mezelxhiut, tregojnë se Kosova është e pastër nga elementet radioaktive. Madje Mezelxhiu përmendi rastin kur janë gjetur elemente nga Çernobili, por jo këtë uranium i varfëruar nga bombardimet e NATO-s dhe të Serbisë. Po ashtu ai tha se në qershor të këtij viti Agjencisë për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore i ka marrë të gjitha mostrat e ujit, në gjithë vendit, dhe i ka dërguar në  Bruksel për analiza radioaktive, ndërsa në qershor priten rezultatet konkrete.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …