Haradinaj: Kam kërkuar nga ata që e bëjnë ligjin me e ulë vetëm një pagë, atë të kryeministrit dhe sektorëve tjerë t'u rriten

Haradinaj: Duhet të lëvizim përpara, është pakuptim kundërshtimi i konstituimit të Kuvendit

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë sot se i gjithë spektri politik ka ndryshuar qëndrime. Sipas kandidatit për kryeministër ka takime të të gjithëve dhe se sipas tij shumë shpejt ato të finalizohen. Haradinaj në një konferencë për media ku ka prezantuar gjashtë kandidatë për kryetarë të komunave tha se ende nuk ka marrëveshje me AKR-në duke demantuar raportimet e mediave gjatë ditës së djeshme.

“Do t’i japin epilog drejtim vendit. Ka ardh koha t’i japim drejtim temave. Duhet të lëvizim përpara. Është pakuptim kundërshtimi i konstituimit të Kuvendit. Kjo javë na iku javen tjetër mendoj do të fillojmë me punë. Kam qenë i hapur dhe jam habit me logjiken e Vetëvendosjes dhe LDK-së të cilët iu kam  kërkuar konsulta dhe takime dhe jam habit qe i kanë refuzuar takimet nga një ish koleg. Kemi mund të ulemi në tavoline. Nga momenti që konstituohet Kuvendi do të ndryshojë dinamika”, tha Haradinaj. Në konferencë Haradinaj prezantimin e kandidatëve e ka filluar me Arta Ahmetin, kandidate për kryetare të Drenasit, Ahmet Grajçevci për Fushë Kosovë, Kajtaz Gashi për Malishevë, Esat Peci për Mitrovicë, Fatmir Humolli për Podujevë dhe Lutfi Bilalli për Vushtrri. Kandidatët që u prezantuan sot kanë deklaruar se do të sjellin ndryshime në komunat, të cilat do  pretendojnë t’i  udhëheqin.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …