AAK

Kryesia e AAK-së ka kërkuar nga Qeveria Kurti, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se Kryesia e kësaj partie ka mbajtur mbledhje para takimit që kryeministri Albin Kurti do të zhvillojë me palën serbe, në Bruksel. Kryesia ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa. Në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është kërkuar vazhdimi i agjendës së dakorduar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, drejt përmbylljes së dialogut për njohje reciproke me Serbinë. Po ashtu Kryesia e Aleancës, ka kërkuar nga qeveria e vendit, që në takimin e radhës në Bruksel, të mos ketë kthim prapa, e të mos diskutohet për çështje teknike, por të ndiqet agjenda e marrëveshjes finale me Serbinë.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …