Kryesuesja e bordit të KPMM Selvete Graiçevci - Pllana: Përkundër pandemisë KPMM ka shënuar progres në rritjen e të hyrave nga renta minerare

Selvete Graiçevci – Pllana: Përkundër pandemisë KPMM ka shënuar progres në rritjen e të hyrave nga renta minerare

Sot Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka mbajtur mbledhjen e fundit për vitin 2021. Mbledhjen e shpalli të hapur Kryesuesja e bordit Selvete Graiçevci Pllana. Ajo në fjalën e saj  ka  prezantuar  arritjet, sfidat dhe obligimet e KPMM-së, me theks të veçantë problemet që i ka shkaktuar pandemia, por edhe vonesa e zgjedhjes së bordit të KPMM-së, e cila që nga data 6 gusht ka qenë pa bord funksional. Si pasojë kanë mbetur 300 licenca që presin për tu shqyrtuar. Kryesuesja e bordit Të hyrat për vitin 2021 përkundër pandemisë ka shënuar progres në rritjen e të hyrave nga renta minerare.  Selvete Graiçevci Pllana, premtoi se bordi i ri do të punoj maksimalisht në realizimin e objektivave për vitin në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …