Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullsisë. Ai ka shkruar: “Të dashur bashkëqytetarë! Kanë mbetur edhe pak ditë në përmbyllje të procesit të regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare. Ky proces paraqet rëndësi të veçantë si për institucionet ashtu edhe për gjithë shoqërinë, ngaqë evidenton gjendjen e të dhënat tjera tejet të nevojshme të popullsisë dhe ekonomive familjare për planifikimet e së ardhmes, andaj ju lus që të gjithë t’i përgjigjeni pozitivisht këtij procesi, të gjithë banorët që jetojnë në Ferizaj, marrin shërbime e shfrytëzojnë infrastrukturën institucionale në fusha të ndryshme, por edhe bashkatdhetarët tonë në mërgatë, të regjistrohen banorë të Komunës së Ferizajt. Për familjet që nuk e kanë kryer ende këtë proces, ju lutemi që të paraqiteni duke kontaktuar Komisionin Komunal të Regjistrimit të Popullsisë dhe Ekonomive Familjare në këtë numër telefoni: +383 46 190 306, ashtu që të lehtësojmë qasjen e regjistruesve në ato vendbanime apo ekonomi familjare. Ta mbështesim bashkë këtë proces të rëndësishëm për të gjithë ne”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …