Për KFOR-in mbetet e paqartë se ku kanë qenë policët e Kosovës në kohën e kidnapimit nga forcat serbe

KFOR-i, ULEX-i dhe Policia e Kosovës sot po zhvillojnë një stërvitje të përbashkët, në Kampin “Vrella”

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, Misioni i Bashkimi Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX dhe Policia e Kosovës po  zhvillojnë një stërvitje të përbashkët në Kampin “Vrella”, më 7 maj 2024, të quajtur “Golden Sabre 2024”. KFOR-i, ka bërë të ditur ky ushtrim do të testojë aftësinë për të zbatuar procedura të përbashkëta të menaxhimit të krizave në skenarë të ndryshëm sigurie dhe do të përfshijë një numër të konsiderueshëm personeli, automjetesh dhe mjetesh që operojnë në të gjithë zonën e stërvitjes, si dhe në rrethinat e tij dhe përgjatë rrugëve kryesore fqinje. Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutash, tha se kjo stërvitje e përbashkët simbolizon përkushtimin e KFOR-it për paqen dhe stabilitetin në Kosovë. “Duke bashkuar forcat dhe aftësitë tona, ne demonstrojmë gatishmërinë tonë për të adresuar sfidat dhe përkushtimin tonë për të ruajtur stabilitetin rajonal. Mezi presim përfundimin me sukses të këtij ushtrimi dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të gjithë të përfshirëve”, theksoi Ulutash.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …