Kryetari Aliu ka pritur në takim z. Fahrush Rexhepin nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka pritur në takim z. Fahrush Rexhepin nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë. “Mirëprita në zyrën time, z. Fahrush Rexhepin nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë, koordinator i projektit për veprën “Epitafet në gjuhën osmane në Regjionin e Ferizajt – deshifrimi dhe përkthimi i tyre”, vepër kjo ky pasqyrohet lashtësia, dëshmitë qindravjeçare të gur-varreve të Regjionit të Ferizajt, një punë kjo padyshim e jashtëzakonshme dhe me vlera domethënëse historike, vepër kjo – daljen në dritën e botimit të së cilës e mundësuam si Komunë”- ka shkruar kryetari Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …