Në komunën e Rahovecit përfundoi mbledhja e KPF-së, e para për këtë vit

Udhëhequr nga Kryesuesi Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) në komunën e Rahovecit për vitin 2024. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale, P-02343-0 me pronën e institucionit qendror, P-01422-5, zk – Rahovec;

  2. Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale, P-02280-1 me pronën e institucionit qendror, P- 02240-1 zk – Rahovec;

  3. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuar në Komunën e Rahovecit;

  4. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) 2023-2031;

Në mbledhje e sotme, kryesuesi i njoftoi anëtarët e komitetit se edhe këto pika do të jenë në rend dite për mbledhjen e rregullt të kuvendit:

Informatë mbi realizimin e Planit të Veprimit për Transparencë Komunale për vitin 2023;

Informatë rreth aktivitetit të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi për vitin 2023;

Raporti vjetor i punës të Këshillit të fshatit Hoçë e Madhe për vitin 2023;

Raporti Financiar, janar-dhjetor 2023;

Raporti i Përformancës Komunale për vitin 2022;

Raporti vjetor i Komitetit për Komunitete për vitin 2023;

Raporti vjetor i Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale për vitin 2023;

Raporti vjetor i punës i kuvendit komunal për vitin 2023;

Plotësim ndryshimi i vendimit 01 Nr. 167/23, i datës 27.12.2023.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mori pjesë në përurimin e parqeve në fshatrat Opterushë dhe Retijë e Poshtme

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, zëvendësministrin e …