Kryetari Aliu, ka pritur në zyrën e tij menaxhmentin, trajnerët, lojtarët e sponsorët e FC Kosova Düsseldorf

Mërgata gjithnjë ka bërë krenare Kosovën. Janë sukseset që bashkë i ndajmë e i gëzohemi. Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka pritur në zyrën e tij menaxhmentin, trajnerët, lojtarët e sponsorët e FC Kosova Düsseldorf, klub ky që përveç sukseseve sportive në Gjermani, në gjirin e saj ka ferizajas të shumtë e me patjetër janë krenari e sportit të futbollit të shqiptarëve në mërgim.

Kryetari Aliu me këtë  rast tha se, mërgata gjithnjë ka bërë krenare Kosovën. Janë sukseset që bashkë i ndajmë e i gëzohemi.

Suksesi i tyre është obligimi ynë që të japim maksimumin tonë, për t’i mbështetur në çdo hap.

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …