Brickos

Kryetari Aliu, ka takuar bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu, ka takuar bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Gjermani, e që nga viti 1993 kanë themeluar klubin e futbollit FC “Kastrioti”, duke mbajtur njëkohësisht turneun me pjesëmarrjen më të madhe të shqiptarëve atje, me emrin e Dëshmorit të Kombit, Zejnullah Zejna. Krenar me sukseset e ferizajasve e talentin e të rinjve shqiptarë në futboll, që me punën e tyre, shpejt do të ngjisin majat e futbollit evropian, ka thënë kryetari Aliu. Kryetari Aliu bashkë me drejtoren e Sportit, Xhemile Murati Shabani dhe Kryetarin e Klubit të Futbollit “Ferizaj”, Lulzim Abazi, kanë hedhur një hap drejt bashkëpunimit e shkëmbimeve mes dy klubeve të ferizajasve, për të marr më të mirën nga njëri-tjetri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …