Kryetari Aliu kujton përvjetorin e një prej betejave më heroike të luftës sonë çlirimtare – Betejën e Koshares

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu me anë të një postimi të tij në Facebook, ka kujtuar përvjetorin e një prej betejave më heroike të luftës sonë çlirimtare – Betejën e Koshares, si dhe Ditën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dy ngjarje në një datë, pazgjidhshmërisht të lidhura me njëra-tjetrën.

Kryetari Aliu ka cekur se se liria themelet i ka në gjakun e Dëshmorëve, se lufta çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është kurora e shtetit, Republikës e Kushtetutës.

Duke kujtuar Dëshmorët e Kombit, lavdinë e luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që solli lirinë e shtetin tonë, festojmë sot Ditën e Kushtetutës!

Lavdi Dëshmorëve të Kombit dhe të rënëve për liri!

Urime Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, thuhet në postimin e kryetarit Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …