Kryetari Aliu mori pjesë në hapjen e laboratorit “Food & Farm Lab”

“Food & Farm Lab është biznes i veçantë që sot nisi veprimtarinë, duke qenë laborator unik në vend në të cilën do të kryhen një vistër analizash ushqimore e të produkteve bujqësore për tu plasuar në tregun ndërkombëtar, duke ulur kostot e bizneseve që këtë e bënin deri më tani jashtë vendit rrit mundësitë e punësimit për ekonominë lokale e mbi të gjitha rrit sigurinë ushqimore e të produkteve bujqësore për tregun tonë e përtej tij. Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë në hapjen e laboratorit me pronar ferizajasin Bekim Rexhepi”- ka shkruar kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu pas vizitës së tij në laboratorin “Food & Farm Lab”.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …