Kryetari Aliu në emër të Kryetarëve të Komunave të Kosovës, ka adresuar shqetësimet e komunave

Sot, në takim me Kryeministrin Kurti dhe ministra të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryetari Aliu në emër të Kryetarëve të Komunave të Kosovës mbledhur në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka adresuar shqetësimet e komunave, duke kërkuar nga Qeveria që të barten të hyrat vetanake të pezulluara tek komunat, të rikthehet në agjendën legjislative duke u themeluar Granti i IV,  të procedohet më shpejtë me aktet nënligjore për rekrutimin e stafit në komuna me theks lejimi i listës pritëse në arsim e shëndetësi, t’u kthehen komunave pronat e menaxhuara nga AKP dhe Agjencia e Pyjeve, zonat ekonomike të mbeten nën administrimin e komunave si dhe shprehën kundërshtimin për bartjen e përgjegjësisë së faljes së tatimit në pronë tek Komunat, sepse kjo cenon të hyrat vetanake nga të cilat varen projektet komunale, kërkesa këto, për të cilat shprehën gatishmërinë që me profesionalizmin e vlerësuar edhe ndërkombëtarisht të AKK-së, ta ndihmojnë Qeverinë për ta bërë më të mirën për bashkëqytetarët tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …