Reshjet e shiut vështirësojnë mbjelljet pranverore, Drejtoria e Bujqësisë synon që përmes projektit të hapjes së kanaleve kulluese të tejkaloj këtë sfidë

Moti i paqëndrueshëm me reshje të shpeshta të shiut, ka bërë që bujqit ferizajas të kenë sfida në mbjelljen e sipërfaqeve të tyre me misër, gjë që ka vonuar edhe mbjelljet pranverore. I tillë është edhe bujku Fadil Rexha nga fshati Slivovë, të cilin e vizitoi drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami. Drejtori Bajrami u zotua se do t’i dalë në ndihmë bujkut Rexha por edhe bujqve të tjerë, duke investuar si drejtori në hapjen e kanaleve kulluese të tokave që fillon këtë vit, gjë që bënë të tejkalohet kjo sfidë.

May be an image of 3 people and grass

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …