Kryetari Aliu priti në takim menaxherin e projektit të GIZ – “Fit for Jobs”, Tobias Seiberlich

Përmirësimi i arsimit profesional të orientuar kah tregu i punës, orientimi në karrierë dhe përmirësimi i qasjes të të rinjve në shërbimet e tregut të punës, ishin kryefjala e projektit të GIZ – “Fit for Jobs” që synim kishte rritjen e punësueshmërisë të të rinjve. Për të vazhduar këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në dobi të arsimimit dhe aftësimit profesional të të rinjve ferizajas për tregun e punës, Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu priti në takim, menaxherin e këtij projekti nga GIZ, Tobias Seiberlich me bashkëpunëtore, ku u dakorduan të vazhdojnë e të intensifikohet ky bashkëpunim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Deçani nderon me titullin “Qytetar Nderi” mikun e madh të Kosovës, John Paul Mulhall – Polin!

Sot, në seancën solemne të Kuvendit Komunal të Deçanit, kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, …