Kryetari Aliu uron 7 Marsin ditën e mësuesit

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka uruar me rastin e ditës së mësuesit. Ai ka shkruar “Sot në Ditën e Mësuesit, 7 Marsin e festës së arsimit kombëtar, përvjetorit të 137-të të hapjes së Mësonjëtores Kombëtare në Korçë, duke kujtuar sakrificat e brezave ndër shekuj për shkollën shqipe, duke çmuar lartë kontributin e korifejve, patriotëve të arsimit shqip, me bindjen e detyrën që të bëjmë gjithsecili edhe më shumë për përparimin e arsimit tonë, të gjithë mësimdhënësve të mëparshëm dhe të tanishëm, ju uroj 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!”

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënoi Tetorin Rozë me aktivitete sensibilizuese për ndërgjegjësimin mbi kancerin e gjirit

Komuna e Vitisë, përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë …