Komuna e Vitisë ndanë shpërblime në ditën e mësuesit për mësimdhënësit dhe shkollat e dalluara

Me rastin e 7 Marsit- Ditës së Mësuesit nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe të drejtorisë Komunale të Arsimit në Viti, u mbajt sot një aktivitet ku u ndanë mirënjohje, lëvdata për mësimdhënësit, shkollat dhe nxënësit e dalluar të kësaj komune për vitin shkollor 2023/2024. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti dhe kryetari i SBASHK-ut për Viti, Kemajl Bislimi i shpërndanë bashkërisht këto shpërblime. Kryetari Haliti  gjatë kësaj ceremonie mbajti edhe  një fjalë rasti duke theksuar se ai  dhe Vitia  janë të  nderuar dhe të respektuar sidomos me rezultatet të cilat i arrijnë studentët dhe nxënësit e kësaj komune në fushat e ndryshme. Ai tha se ky sukses është edhe falë angazhimit të mësimdhënësve vitias në përcjelljen e dijes të gjeneratat e reja. Kryetari Haliti potencoi se në këtë ditë të veçantë qeverisja komunale në Viti, përmes këtij aktiviteti dëshiron të falënderoj mësimdhënësit për këtë angazhim dhe të ju uroj 7 Marsin. Një fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e Arsimit, Arta Ajeti e cila ndër tjerash tha se mësuesi  nuk është vetëm transmetues i dijes, por edhe formues i karaktereve, inspirues i ëndrrave dhe mbështetës i aspiratave  të çdo nxënësi.  Pas pjesës foljore u ndanë edhe shpërblime për shkollat fituese në garat e diturisë ku vendin e parë e kishte zënë Shkolla Fillore e Mesme e Ulët” Dëshmorët e Vitisë” Viti,  të dytën shkolla “Mirali Sejdiu”-Goshicë kurse të tretën “Kenan Halimi” -Skifteraj.  Gjatë kësaj ceremonie u ndanë edhe mirënjohje për mësimdhënësit të cilët më nuk janë në jetë .

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Rahovecit fton qytetarët të aplikojnë për përfitimin e plehut artificial

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Rahovecit, fton të gjithë fermerët …