Kryetari Haliti uron mësuesit për ditën e tyre – 7 Marsin

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar mësuesit për ditën e 7 Marsit. “Të nderuar mësues e mësuese, arsimtar e arsimtare. 7 Marsi-Dita e nderimit të mësuesit, na bënë t’ i përkujtojmë me respektin më të veçantë, deri në përulje, të gjithë ata pishtarë të arsimit që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime dhe sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe. “Sot, mësuesit e pedagogët, me punën e tyre të palodhshme po i japin një vizion koherent arsimit në Kosovë. Me rastin e kësaj dite të veçantë, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, gjithë mësueseve, arsimtarëve e profesorëve,  ua uroj 7 Marsin- Ditën e mësuesit, ditën e përkushtimit dhe përgjegjësisë  suaj në edukimin e brezave të rinj që janë e ardhmja e këtij vendi. Suksese të mëtutjeshme. Gëzuar”- ka shkruar kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …