leoni

Donald Trump

Kryetari amerikan, Trump, ka anuluar takimin me kryetarin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un

Kryetari amerikan, Donald Trump, përmes një letre dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un,  ia ka bërë me dije se ka anuluar takimin me të. Trumpi në këtë letër i ka thënë liderit verikorean se është “e pahijshme” të mbahet samiti historik mes dy vendeve. “Mezi prisja takimin me ty. Fatkeqësisht, bazuar në nervozizmin dhe armiqësinë e shprehur në deklaratat e fundit, e ndjej se është e pahijshme, që në këtë kohë, të mbahet takimi i planifikuar”, thuhej në letrën e Trumpit. “Për këtë shkak, kjo letër shërben si njoftim që samiti i Singaporit, për të mirën e të dy palëve, nuk do të mbahet, thuhet në letrën e kryetarit amerikan Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …