Të premten në Deçan bëhën homazhe në nderim të Batalionit Gardist “Shkelzen Haradinaj” dhe nderohen dëshmorët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Gllogjan

Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Gllogjan, me rastin e shënimit të 24 majit, Ditës së  rënies së Dëshmorëve të Batalionit Gardist, “Shkëlzen Haradinaj” të Zonës Operative të Dukagjinit. “Sot kujtuam luftën heroike të Batalionit Gardist. Sakrifica e tyre shkoi deri në vetëmohim, për ta jetësuar ëndrrën tonë për shtet. Djemtë më të zot që pat Dukagjini u përjetësuan me 24 maj 1999, në përpjekje për shpëtimin e shokëve të plagosur. I kujtojmë e i nderojmë për jetë. Lavdi!”, ka shkruar Haradinaj. Me këtë rast u përkujtuan dëshmorët:  Arton Mehmetaj, Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Nuredin Gërvalla, Valiant Ferizi, Perparim Shala,Nimon Musaj, Naim Berisha, Islam Krasniqi, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Metë Krasniqi, Nazmi Gradina, Liman Morina, Hysen Mehmeti, dhe Xhavit Isami. Homazhet u bënë, në Gllogjan, në Kompleksi Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’,  dhe në fshatin,  Kodrali.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …