Kryetari amerikan, Donald Trump, përmes një letre dërguar liderit verikorean, Kim Jong Un, ia ka bërë me dije se ka anuluar takimin me të. Trumpi në këtë letër i ka thënë liderit verikorean se është “e pahijshme” të mbahet samiti historik mes dy vendeve. “Mezi prisja takimin me ty. Fatkeqësisht, bazuar në nervozizmin dhe armiqësinë e shprehur në deklaratat e fundit, e ndjej se është e pahijshme, që në këtë kohë, të mbahet takimi i planifikuar”, thuhej në letrën e Trumpit. “Për këtë shkak, kjo letër shërben si njoftim që samiti i Singaporit, për të mirën e të dy palëve, nuk do të mbahet, thuhet në letrën e kryetarit amerikan Donald Trump.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
