Kryetari i Amerikës, Barack Obama, bekoi kandidaten e partisë së tij, Hillary Clinton për kryetare të vendit

Kryetari i Amerikës, Barack Obama, bekoi kandidaten e partisë së tij, Hillary Clinton për kryetare të vendit

Kryetari i Amerikës, Barack Obama, bekoi kandidaten e partisë së tij, Hillary Clinton për postin e kryetares duke ftuar demokratët që të bashkohen edhe njëherë, ashtu siç kishin vepruar për të dhe të votojnë ish-Sekretaren e Shtetit dhe t’i besojnë saj drejtimin e vendit. Obama deklaroi se Clinton mund ta mbajë vendin të sigurt në një botë të rrezikshme, duke shtuar se ajo gëzon respektin e të gjithë liderëve botërorë, por edhe të popujve për të cilën ajo kishte punuar. “Ajo punoi me ekipet e inteligjencës, me diplomatët tanë, me ushtrinë. Ajo ka gjykimin, eksperiencën dhe temperamentin të dallon kërcënimin nga terrorizimi. Nuk është ndonjë gjë e re për të. E di që Hillary nuk do të ndalet derisa ISIS të shkatërrohet. Ajo do të përfundojë punën pa pasur nevojë që të ndëshkojë të gjithë njerëzit sepse i përkasin një feje”, deklaroi Obama.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …