Kryetari Ballazhi pret në takim pune Besim Ilazin, kryetar i Komunës së Kaçanikut

Bashkëpunimi ndërmjet dy komunave ishte temë e bashkëbisedimit ndërmjet Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi dhe Besim Ilazin, Kryetar i Komunës së Kaçanikut.

Kryetari Ballazhi duke e falënderuar z. Ilazin për vizitën në Komunën e Hanit të Elezit tha se është shumë me interes identifikimi i nevojave të përbashkëta ndërmjet dy komunave si dhe në planifikimin e projekteve të cilat mundë të jenë interes i përbashkët.

Në këtë qasje ishin edhe shqetësimet e dy kryetarëve në mirëmbajtjen e rrugëve të cilat lidhin dy komunat si dhe problemet me furnizim me ujë.

Dy kryetarët vlerësuan se do të ishte shumë me rëndësi që të nënshkruhet edhe një marrëveshje ndërmjet dy komunave ku do të përfshiheshin të gjitha fushat e bashkëpunimit dhe të miratohet në kuvendet përkatëse.

Në këtë mënyrë edhe angazhimi dhe aplikimi për projekte me interes të përbashkët do të jet shumë më fuqishëm

Besim Ilazin, kryetar i komunës së Kaçanikut duke uruar z.Ballazhin për marrjen e detyrës, u zotua se do të ofroj tërë përvojën e komunës së Kaçanikut për të cilën Komuna e Hanit të Elezit do të kenë nevojë.

Në këtë takim kryetarët e komunave ishin të shoqëruar edhe nga homologët e dy komunave Nënkryetarin Ylber Bajra dhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, nga Komuna e Kaçanikut dhe Nënkryetari I Komunës së Hanit të Elezit Sevdi Dernjani dhe Drejtori për Arsim dhe Kulturë, Hisni Luri nga Komuna e Hanit të Elezit.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …