Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi viziton Komunën e Hanit të Elezit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi me bashkëpunëtorët e tij, vizitën në Komunën e Hanit të Elezit e realizuan me qëllim urimi për Kryetarin e Komunës Mehmet Ballazi me rastin e marrjes së detyrës.

Ata me këtë rast uruan kryetarin Ballazhi për një qeverisje të përgjegjshme për një zhvillim më të mirë ekonomik, dhe në shërbim të banorëve të komunës.

Vizitën në Komunën e Hanit të Elezit, Kryetari i Partis Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi e shfrytëzoi për të vizituar dhe për të bërë Homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Pustenik në shënim të 14 Dhjetorit Ditës së rënies heroike të komandantit të Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqit dhe 4o dëshmorëve të tjerë, të rënë më 14 dhjetor të vitit 1998, në mesin e tyre edhe ushtari i lirisë, Dëshmori Veli Ballazhi nga Hani i Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …