Kryetari Bashota i dorëzon famullisë ‘”Zoja e Këshillit të mirë”, vendimin e ndarjes së tokës për ndërtimin e kishës në Deiq

Vendimin për ndarjen e një parcele në sipërfaqe prej 2115 m2, për shfrytëzim pa kompensim për 99 vjet, për ndërtimin e Kishës në fshatin Deiq si dhe ndarjen e një parcele në sipërfaqe prej 1000 m2 për ndërtimin e një Xhamie në fshatin Kpuz, Kuvendi i Komunës së Klinës e kishte marr me propozim të Kryetarit Sokol Bashota, në muajin qershor të këtij viti.

Kryetari i Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota i shoqëruar nga nënkryetari, Enver Berisha, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Haxhi Ibishi dhe drejtorë të Administratës së Komunës morën pjesë në Meshën e së Dielës në Kishën “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë. Meshë kjo e para e mbajtur pas shenjtërimit të Nënës Terezë.

Kryetari Bashota duke ju drejtuar Famullitarit të Kishës, Don Lorenc Sopit dhe qindra besimtarëve pjesëmarrës në këtë Meshë tha se është kënaqësi e nderë të marr pjesë bashkë më gjithë këta besimtarë në një meshë përkushtimi e lutjeje ndaj krijuesit. E sidomos në meshën e parë, një javë pas shenjtërimit të Nënës Terezë. Në vazhdim të fjalës së tij, kryetari Bashota, tregoi edhe arsyen tjetër të pjesëmarrjes së tij në këtë meshë të madhe e që ishte dorëzimi i vendimit të Kuvendit Komunal të Klinës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të një hapësire publike për ndërtimin e një kishe në fshatin Deiq të Komunës së Klinës, sipas kërkesës së Administraturës Apostolike të Prishtinës, përmes Famullisë “Zoja e Këshillit të Mirë” në Klinë. “Me qellim të ndihmës ndaj institucioneve fetare për realizimin e aktiviteteve të tyre si dhe duke e parë interesimin e banorëve si dhe gatishmërinë e donatorit për realizimin e projektit, i propozova Kuvendit Komunal që të merr vendim për ndarjen e një parcele për ndërtimin e një kishe në fshatin Deiq. Pas shqyrtimit të propozimit, Kuvendi i Komunës së Klinës miratoi me vota unanime propozimin dhe mori Vendim. Këtë Vendim që unë tani do të ja dorëzoj Famullitarit tuaj Don Lorenc Sopit” theksoi kryetari Bashota.

Ndërkaq, Famullitari i Famullisë “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Dekani i Dekanatit të Pejës, Don Lorenc Sopi pasi pranoi Vendimin nga kryetari Bashota, mes të tjerave tha: “Falënderoj kryetarin Sokol Bashota për këtë dhuratë të madhe. E falënderoj për mirëkuptimin e tij ndaj Institucioneve fetare dhe kërkesave tona. Përkrahja e tij është dashuri ndaj zotit. Ftesa e Zotit dërguar për të gjithë ne është qe ne si popull të besojmë më shume në Zotin dhe besimi ynë të jetë i qëndrueshëm dhe i bazuar ne vullnetin e Tij, që d.m.th, përveç besimit edhe zbatimin e urdhrit të dashurisë si ndaj Zotit ashtu edhe ndaj të afërmit, pa dallim përkatësie fetare”.

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …