Kryetari Bashota uron me rastin e fillimvitit të ti shkollor 2017/2018

Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor i ka uruar të gjithë nxënësit, arsimtarët si dhe prindërit, duke shtuar: Të dashur nxënës të institucioneve edukativo-arsimore të Komunës së Klinës, mësimdhënës dhe prindër të nderuar, kam kënaqësinë që t’ju uroj fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018. Ju uroj një fillim të mbarë dhe suksese gjatë tërë vitit shkollor, me dëshirën që të sfidoni kërkesat dhe obligimet për realizimin e planprogrameve mësimore dhe të rezultateve që kërkohen sipas Kurrikulës së re të mbështetur në kompetenca. Pushteti lokal i Klinës ka bërë mjaft, por do të bëj edhe më shumë që shkollat e komunës sonë të kenë kushte bashkëkohore për arritjen e treguesve të cilësisë. Kemi ndërtuar objekte shkollore, kemi renovuar shumë sish, kemi siguruar mjete të nevojshme didaktike dhe do të vazhdojmë që investimet në sektorin e arsimit të jenë edhe më të mëdha. Mësimdhënës të nderuar, e di se në këtë vit shkollor ju pret një punë dhe angazhim më i madh, sepse zbatimi i Kurrikulës së re do të përfshijë të gjitha shkollat e komunës së Klinës, ashtu si të gjitha shkollat e Republikës, por jam i bindur në angazhimin dhe në suksesin tuaj. Angazhimin dhe ndihmesën e Komunës do ta keni të pakursyeshme, ashtu si deri më sot. Prindër të nderuar, uroj shëndet për fëmijët tuaj dhe formim të gjithanshëm të tyre, në mënyrë që ata të formohen si qytetarë aktivë në zhvillimet shoqërore dhe ekonomike të Republikës së Kosovës. Nxënës të dashur, me fat ditën e parë të shkollës! Thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Klinës Sokol Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …