leoni

Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: LISTA N’ BELIGRAD

Lista n’Beligrad
shkoi ta marrë bekimin
me votat e saj
të drejtojë Prishtinën.
Një shekull e më shumë
të pushtuar ishim,
në sofër e në fushë,
në shkollë ,
fabrikë e n’gjumë,
në tokë e në ajër,
në oborr edhe në varre,
si ora serkisof, ,
me pare e papare
me Beligradin
hafija shqiptare.
Sot në liri
tonat parti,
vendin bën mish-mash
si kullën me kashtë,
ministrat vendepune
nga pesë- gjashtë,
populli përreth
vazhdon të bëj sehir,
me lutje të Zoti;
për një ditë më t’mirë.
Dimri as vera nuk sollen risi,
prapë me Listen Serbe
bëjmë q e v e r i…..

J.Z. 9 shtator 2017

 

 

MOHIMI I VETVETES

 

Ndërrojmë fytyrën për të tjerë,
akull bëhemi në pikëverë,
marrim hirren e lëmë kosin,
emrin tonë e përdhosim,
kur e tepërt është liria,
mposhtet ligji –
fiton çmendia…!

 

J Z. 4 shtator 2017

 

NYJA E HIQIT

Sikur uragani
vrapin s’ e ndalë Pani,
në garë me të tjerë
sikur Don Kishoti
me mullinjetë me erë,
nyja e hiqit
në duart e Vuçiqit…

 

THURIM QEVERI

Katër deputet,
pesë ministri,
në libër të Ginisit
Pacolli do tē hyjë.
Me serbsken parti
“akulli u thy,
thurim” qeveri.

J.Z. shtator 2o17

 

KY NGUSHËLLIM I VJETËR

Zoti e bëftë mirë
thonin dikur pleqtë,
kur u ngatërrohej lëmshi
në motin e keq .
Ky ngushëllim i vjetër
nuk ndryshoi as sot
në përplasje me erëat
e stuhinë e vjetër,
duke pështyer diellin
e harrojmë veten….

J.Z. 5 shtator 2017

 

ME SERPSKEN

Me serpsken dje ,
me serpsken sot,
zgjedhjet s’u bënë kot .
Tufat do t’i rrisim
me gjedhe e me dele.
Grunajat do të shtohen
si lulepranvere……

 

J.Z. . 7shtator 2017

 

 

 

 

 

 

Hipi gjeli në karrige

si pulë kluçe kakarit,

rri mbi veze natë e ditë.

Ikën muaj, u bënë vite,

nuk zbret gjeli prej karrige…

3 qershor 2017

 

 

DERI KUR ?

 

Deri kur dorë

e dorës së huaj,

prej kohës në kohë ? !

Dje fshehtas ,

sot pa dro !

Shtator 2017

 

NË KUVEND

 

Macja, qeni,

gomari edhe derri ,

pula e xhirafa

bashkë me ogiç,

për vend të luanit ,

në Kuvend,

shtyhen sikur t’ ishin

në Kopshtin Zoologjik….

27 gusht 2017

 

 

VOTA JOTE

 

O deputet i partisë tjetër,

nuk ka rëndësi çka shkruan në letër,

a je me atë, a në këtë parti,

na jep ne votën të hyjmë n’ qeveri !.

Përkrahësve hakut u kemi dalë,

nyjen zgidh vota jote,

për kryekuvendar..

7 gusht 2017

 

 

KUSHE QESH MËRGATËN

 

Prej duarëve të çara

anë e kënd botës,

mërgimtarët në atdhe,

gëzimin ia kthyen sofrës.

E kur gjak kërkoi liria

si stuhideti

në luftë erdh rinia.

Mërgata e atdheu

dy duar të një trupi,

kush qesh mërgatën,

nënlokja thotë:

“e mbuloftë turpi ” !

2 korrik 2017

 

 

NË DASMAT VERORE

 

Ushton daullja

zë lëshon klarineti;

dasmorët ngrejnë gotat,

ku ka kësi lezeti !?

Hareja në kulm,

në valle burra e gra

me këngë tallava.

Çdo ditë të javës

dasma e kanagjegje,

zgjate zot këso jete !

5 gusht 2017

 

 

FORCA E TË VARFËRIT

 

Lulin e Vocërr

të kohës së Migjenit

në çdo rrugë e lagje

me shokë e kemi !

“Poemën e mjerimit”

ua mëson jeta,

në fshat e në qytet

qyshkur ishin në djepa.

Me karroca dore,

duart “i forcojnë ”

mëngjes deri n’darkë

punë kërkojnë.

Nëpër bërlogje

mbledhin kanaqe,

të kthehen në shtëpi

me bukë e ilaçe.

Zemrat e njoma

bëhen si oxhaqet;

prej agut në terr

shtohen vetëvrasjet.

Kupa e dëshprimit

rimbushet pa rreshtur,

forca e të varfërit

si e mizës në hekur.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …