Kryetari Bashota vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Klinë

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Klinë më rastin e festës së Kurban Bajramit ku është pritur nga krerët e kësaj Bashkësie, Fitim Bojaj dhe Hetem Desku. Bashota, nga ky tempull i shenjtë, ka përcjelle urimet më të mira për gjithë shqiptarët ku do që janë duke ju dëshiruar paqe, dashuri, mirëkuptim e respekt të ndërsjellë. “Sot jam këtu për të uruar gjithë shqiptarët kudo janë me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në këtë vend nuk vij vetëm kur ka festa apo njëherë në katër vite por më shpesh për t’u njoftuar nga afër me hallet dhe preokupimet që ka ky komunitet”, ka thënë kryetari Bashota. Ai ka treguar se Komuna e Klinës, vitin e ardhshëm planifikon rregullimin e varrezave të Klinës. Ndërkohë që në shqyrtim publik është edhe projekt-rregullorja për varrezat dhe shërbimet e varrimit. Imamët Bojaj dhe Desku kanë falënderuar kryetarin e Klinës, Sokol Bashota, për përkujdesen e treguar dhe vizitat e shpeshta që i bën Këshillit të Bashkësisë Islame. Komuna ka ndihmuar në rregullimin e infrastrukturës të xhamisë së qytetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …