Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qëndruar në Kosovë për të nderuar atdhetarët e rënë për liri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qëndruar në Kosovë për të nderuar atdhetarët e rënë për liri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka qëndruar dje në Kosovë për të nderuar data nga e kaluara kombëtare.  Në shtëpinë e Nazmi Llapashticës, në fshatin Dyz të Llapit, është shpalosur Pllaka Përkujtimore, në shenjë mirënjohje e nderimi për këtë familje që nga fillimi i viteve tetëdhjeta e deri ne çlirimin e Kosovës strehoi udhëheqës të LPK-së dhe veprimtarë të tjerë të kauzës kombëtare: Ahmet Haxhiu, Ali Ahmeti, Azem Syla,
 Xhavit Haliti e të tjerë. Me këtë rast merrnin pjese Adem Demaçi, Ali  Ahmeti, Fazli Veliu- Daja dhe veprimtarë të tjerë të lëvizjes kombëtare. Në varrezat e fshatit Lupc, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Adem Demaçi e Fazli Veliu- Daja, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e heroit të popullit Ahmet Haxhiu, në 23 vjetorin e shuarjes se këtij veprimtari të devotshëm të kauzës kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Time Kadrijaj:  Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha po vepron në kundërshtim me Kushtetutën e vendit

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se kryetari i Kuvendit, …