Brickos

Ali Ahmeti thotë se BDI-ja ishte dhe mbetet çelësi i zgjidhjes dhe çuarjes përpara të proceseve me interes kombëtar

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti uroi z. Ramush Haradinaj për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës

Në urimin e kryetarit të  BDI-së, Ali Ahmeti drejtuar z. Ramush Haradinaj për zgjedhjen e tij në postin e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, thuhet:

Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj

Kam nderin e veçantë t’ju uroj për formimin e Qeverisë së Kosovës të dalur nga zgjedhjet e qershorit të këtij viti me uratat më të sinqerta për sukses të mëtejmë në drejtim të shtetformësisë së Kosovës dhe thellim të marrëdhënieve tona vëllazërore. Tek unë dhe tek bashkëpunëtorët e mi do të gjeni partner të dedikuar për të avansuar interesat e përbashkëta të qytetarëve tanë, por edhe mbështetës në sfidat me të cilat do të përballohet Kosova. Si dje, ashtu edhe sot, edhe më tepër nesër, unë jam pranë Kosovës, jam pranë vëllezërve të mi dhe çdo gëzim i Kosovës, çdo sukses i juaji edhe gëzim dhe sukses i jonë. I nderuar mik Ramush, dyert e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit janë të hapura dhe inkurajoj mbledhje të përbashkëta të Qeverisë, lehtësim të tërësishëm të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave, veprime të përbashkëta bashkë me çdo gjë tjetër që do të rënon edhe ato pak kufinj që qëndrojnë mes nesh.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …