Kryetari Begaj priti në takim përfaqësuesit rajonal të OSBE-së

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim lamtumirës njëkohësisht edhe njoftues, përfaqësuesin  rajonal të OSBE-së , të deritanishmin, YUSUKE HARE  dhe njoftues me zonjën, IRENE SCINTO, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në Malishevë, për  ndihmën dhe bashkëpunimin që ka dhënë OSBE, në fushat e ndryshme. Kryetari, Begaj e falënderoi, YUSUKE HARE, për bashkëpunim reciprok dhe të ndërsjellët, për aq kohë sa, ai udhëhoqi me zyrën rajonale të OSBE-së. Takimet   me karakter pune që zhvilloi me zyrtarët e  Komunës së Malishevës, përvojat që solli e të cilat u vlerësuan dhe ndihmuan në zhvillimet e përgjithshme. Yusuke Hare, shprehi mirënjohjen  dhe falënderimin për bashkëpunim të kryetarit Begaj, dhe i uroi për suksese në të ardhmen qytetarët e Komunës së Malishevës. Fillimisht, Begaj  i uroi mirëseardhje, zonjës Irene Scinto dhe e përgëzoi për detyrën që ka marrë, si përfaqësuese rajonale e OSBE-së, ku  shpresojmë  të  thellojmë bashkëpunimin dhe të avancojmë  demokracinë qytetare dhe e njoftoi për  zhvillimet në Komunën e Malishevës. Irene Scinto,  po ashtu  e uroi kryetarin Begaj, për sukseset e arritur në periudhën qeverisëse katër vjeçare, dhe u zotua që do ta përcjellë frymën bashkëpunuese dhe konstruktive të paraardhësit, Yusuke Hare.

Takimin e përshkroi një frymë miqësore, konstruktive dhe e hapur, me zotimet për  bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …