Kryetari Begaj, priti në takim përshëndetës komandantin e njësisë së LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim përshëndetës, komandantin e njësisë së LMT-së në Malishevë, pjesë e KFOR-it zviceran, kapitenin Rhaphael Kiser, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur gjatë shërbimit të tij në Malishevë. “Kemi kaluar mirë gjatë kësaj kohe sa keni shërbyer në Malishevë dhe unë jam i kënaqur me bashkëpunimin e mirë që ka ekzistuar gjatë kësaj kohe”, i ka thënë kryetari Begaj, komandantit të njësisë së LMT-së në Malishevë, Rhaphael Kiser. Nga ana tjetër, ushtaraku zviceran, Kiser, ka thënë se “prej të gjitha vendeve ku ka shërbyer, më së miri kaluar në Malishevë, pasi është një vend i qetë dhe me njerëz shumë mikpritës”. Ai po ashtu ka falënderuar edhe kryetarin Begaj, për bashkëpunimin e ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …