Kryetari Begaj priti udhëheqësin e ri të njësisë së LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka pritur në një takim, me karakter njoftues, udhëheqësin e ri të LMT-së, njësi e KFOR-it zviceran në Malishevë, kapitenin Wieland Schmid. Në këtë takim ishte prezent edhe udhëheqësi i deritanishëm, kapiteni Daniel Wyss. Kryetari Begaj, i dëshiroi mirëseardhje drejtuesit të ri dhe premtoi vazhdimin e bashkëpunimit mes komunës dhe LMT-së. “Prezenca e KFOR-it, është një mbështetje për neve, ndërsa juve si drejtues i kësaj njësie, ju dëshiroj punë të mbarë dhe suksese, e gjithashtu ju garantoj se bashkëpunimi i mirë me KFOR-in do të vazhdoj edhe në të ardhmen, prandaj ju ndihuni si në shtëpinë tuaj”, i tha kryetari Begaj, udhëheqësit të ri të LMT-së, kapitenit Schmid. Kryetari Begaj, gjithashtu e falënderoi për bashkëpunimin e mirë edhe drejtuesin e deritanishëm të LMT-së, kapitenin Wyss. Edhe drejtuesit e LMT-së, e kanë falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për bashkëpunimin e  mirë dhe korrekt.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …