Kryetari Jashari dhe Ministri Demiri nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për mbështetje të projekteve

Ministria e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ministri Rasim Demiri ka nënshkruar marrëveshjet e mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projekteve, me komunat përfituese Skenderaj dhe Drenas nga Programi për Zhvillim Rajonal për projekte të investimeve kapitale, ku do të përfshihet Ndërtimi i kolektorëve kryesor të ujërave të zeza në mes komunës së Drenasit dhe Skenderajt dhe Ndërtimi i infrastrukturës të parkut për sport dhe rekreacion në Prekaz Skenderaj. Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari dhe ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci, e vlerësuan realizimin e këtyre projekteve si shumë të rëndësishme për qytetarët dhe kanë falënderuar Ministrin Demiri për përkrahjen duke u zotuar se do ti realizojnë projektet me përkushtim me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve. Ministri Demiri i përgëzoj komunat përfituese dhe ju uroj suksese në zbatimin e projekteve të përbashkëta.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …