Ministria e Zhvillimit Rajonal në bashkëpunim më Komunën e Deçanit, bënë investime në infrastrukturën rrugore në fshatin Belle

Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka nënshkruar grantin kapital në vlerë prej  100,000.00 € me Ministrin e Zhvillimit Rajonal Rasim Demiri, mjete të cilat do të përdoren për asfaltimin e rrugës në fshatin historik Belle, e cila rrugë është me rëndësi të veçantë për banorët dhe zhvillimin e këtij fshati. Fshati Belle   gjendet në pjesën perëndimore të  Grykës së Deçanit me një pozitë të përshtatshme për zhvillimin e turizmit lokal si dhe me gjerë. Ky projekt mundëson zhvillim të qëndrueshme të kësaj zone duke ndikuar në përmirësimin e kushteve për banorët lokalë si dhe zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, promovimit të vlerave turistike të zonës, ngritja e kapaciteteve turistike lokale. Realizimi i këtij projektit do të krijoi kushte për zhvillimin e turizmit lokal, ati veror dhe dimëror si dhe krijimit të vendeve të reja të punës për grupe të moshave të ndryshme në partneritet më Ministrin e Zhvillimit Rajonal dhe Komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …