Në takimin e rregullt me qytetarë, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, dëgjoi nga afër, kërkesat, shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve të Komunës së Malishevës.
Kërkesat e palëve, ishin nga më të ndryshmet, të cilave, kryetari , kërkonte një zgjidhje, konform bazës ligjore, duke i adresuar në departamentet- (Drejtoritë) të cilat janë të autorizuar të merren më kërkesat e palëve dhe t’u japin zgjidhje.
Qytetarët, shprehen kërkesa: Për punësim, shërim brenda e jashtë vendit, strehim, ushqim e veshmbathje, meremetim shtëpishë e deri të ato për infrastrukturë rrugore, ujësjellës e kanalizim.